Flash

Tërmeti i fortë i të dielës, evidentohen banesa të dëmtuara në Devoll

Lapsi.al 10 January 2022
Tërmeti i fortë i të dielës, evidentohen banesa të

Tërmeti i fortë i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar disa probleme në banesa, në Korçë. Lëkundjet që u regjistrua në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit. Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec. Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën.

Grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara dhe në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI