Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Tronditet Juventus, dëmtim i ligamentit për Chiesan: sezon i përfunduar për sulmuesin

Lapsi.al 10 January 2022
Tronditet Juventus, dëmtim i ligamentit për Chiesan: sezon i

Fitorja e pabesueshme në Romë tashmë është e kaluara për Juventusin, që futet në javën e Superkupës së Italisë kundër Interit me konfirmimin e lajmit më të keq të mundshëm. Nga kontrollet e gjurit të majtë të Federico Chiesa ka rezultuar se sulmuesi do të mungojë në finalen e të mërkurës. Anësori i Juventusit u shfaq me paterica në J Medical një ditë pasi doli i goditur nga Olimpico dhe rezultati i kontrolleve ishte shkatërrues: dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar të përparmë. Ndërhyrja kirurgjikale e pashmangshme dhe sezoni tashmë ka përfunduar për të.

"Gjatë ndeshjes së djeshme, Federico Chiesa ka pësuar një traumë kontuzive në gjurin e tij të majtë. Analizat diagnostike të kryera mëngjesin e sotëm në J Medical nxorën në pah dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë. Do të jetë i nevojshëm operacioni në ditët në vijim", thuhet në deklaratën e Juves.

Një problem mjaft i rëndë, i cili do të prekë edhe kombëtaren e Italisë, e cila është angazhuar në play-off në fund të marsit, për të shkuar në Botërorin e Katarit. I sapo kthyer pas një ndalese të gjatë, Chiesa e kishte konfirmuar menjëherë veten si njeriu me të cilin Juventus mund të ngjitej për të vazhduar luftën për një vend në Champions. Gola e asist në më pak se një ndeshje e gjysmë, për të riafirmuar natyrën e tij thelbësore për bardhezinjtë. Një telash i madh për Allegrin në perspektivë, por edhe në të ardhmen e afërt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI