Flash

Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht/ Familjarët para prokurorisë: S’mund të jetë mbytur në atë lartësi

Lapsi.al 10 January 2022
Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht/ Familjarët para

Familjarët e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier, duke u mbytur, janë mbledhur sot para prokurorisë. Ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes për humbjen e të voglit të tyre. Nëna e 3-vjeçarit thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopështit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.

“Presidenti i kopshti ka ardhur te shtëpia dhe më ka kërkuar dhe më ka thënë që do ta nxjerr unë të vërtetën. Ka thënë që ka kamera kopshti në çdo cep. Kur vajtëm dje na tha ka vetëm 6 kamera. Vendi ku thotë ai që është vrarë çuni nuk ka mundësi në botë. Ato kapëse që thotë ai të mbesin në dorë. Si të jetë e mundur të vritet një fëmijë 15 kg te ato kapëse. Kopshti sot është i hapur”, shprehet ajo.

Daja i fëmijës, Durim Kaja hedh dyshime se fëmija nuk mund të jetë mbytur në atë lartësi, ashtu sikurse kanë dhënë versionin zyrtar grupi hetimor.

​“Jemi drejtuar para prokurorisë së Fierit për një hall që mos i ndodhtë askujt, asnjë prindi. Mos e paftë këtë hall që na ka rënë. Kemi çuar fëmijën në çerdhe si të gjithë fëmijët e tjerë dhe na vjen lajmi që na ishte mbytur. Dua që ju mediat të shkoni ta kontrolloni në një vend 60 pont lartësia, kur ne fëmijët e kemi mbi 80 pont. Të tërë që jeni ju këtu nëse do e shikoni po ka mundësi që fëmija të jetë mbytur vetë atje do jem i pari që do t’ju kërkoj falje", ka thënë daja.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Video-2022-01-10-at-10.24.16-AM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Në PD i vihet dryni dhe portës së jashtme

Menjeherë pas lajmit se Komisioni i rithemelimit në PD ka njoftuar se do të shkojnë drejt selisë për të bërë një deklaratë për shtyp, Lulzim Basha ka urdhëruar ...

14:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI