Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zjarri në kampin e refugjatëve në Rohingya, mijëra persona mbeten të pastrehë

Lapsi.al 10 January 2022
Zjarri në kampin e refugjatëve në Rohingya, mijëra persona

Mbi pesë mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë pasi një zjarr ka shpërthyer në kampin e refugjatëve Rohingya, në juglindje të këtij vendi.

“Rreth një mijë e 200 shtëpi u dogjën nga zjarri”, ka thënë të dielën, Kamran Hossain, zëdhënës i Policisë, i cili drejton sigurinë në kamp.

Hossain tha se zjarri filloi në kampin 16 dhe u përhap nëpër strehimore të bëra prej bambuje dhe pëlhure gomuar, duke lënë më shumë se pesë mijë njerëz të pastrehë, tha ai.

“Zjarri filloi në orën 16:40 dhe u vu nën kontroll rreth orës 18:30”, tha ai për AFP-në.

 

 

Mohammed Shamsud Douza, një zyrtar i qeverisë së Bangladeshit i ngarkuar për refugjatët, tha se punonjësit e urgjencës e kishin vënë zjarrin nën kontroll, teksa shton se shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur.

Në mars të vitit të kaluar, 15 njerëz vdiqën dhe rreth 50,000 mbetën të pastrehë në Bangladesh pasi një zjarr i madh shkatërroi shtëpitë në Rohingya – vendbanimin më të madh të refugjatëve në botë.

Të këshilluara

Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimi...

17:47

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI