Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Nuk kemi nevojë për lojtarë": Xhaferri mbyll merkaton e Vllaznisë

Lapsi.al 11 January 2022
"Nuk kemi nevojë për lojtarë": Xhaferri mbyll merkaton

Në kohën kur të gjithë mendojnë të rrëmbejnë kë të munden në janar për ti dhënë një shtysë sezonit të tyre, ka edhe nga ata që e konsiderojnë skuadrën të kopsitur, madje akoma edhe më shumë, frikësohen se mund të prishin ingranazhin e mekanizmit që deri tani nuk i ka sjellë vërtetë në krye të renditjes, por i ka bërë të jenë një nga skuadrat më shprehëse dhe që besojnë në potancialin e skuadrës.

Kështu, vetëm Mikeal Panos, mesfushori difensiv francez, që ishte prej kohësh me skuadrën e i është bërë federimi, mund të quhet deri diku një afrim, për cfarë mbetet gjithcka është e mbyllur. Tekniku Brdaric nuk ka shprehur asnjë preferencë apo kërkesë për të ndryshuar skuadrën, madje sipas drejtuesve të klubit është pikërisht tekniku gjerman që ka këmbëngulur për të mos ndryshuar organikën, duke i dhënë besim të plotë lojtarëve të tij.

Edhe presidenti Xhaferri e ka bërë të qartë se asnjë lëvizje nuk do të bëhet në janar dhe se kuqeblutë do të shkojnë përpara me grupin që ka. Në fakt, futbolli që propozon Vllaznia është i hapur dhe e vetmja gjë që ndoshta shkodranët duhet të përmirësojnë është plusvalenca e golavarazhit me një +5 që rrëfen se faza ofensive ose në të kundërt ajo e mbrojtjes duhet të bëjnë dicka ndryshe.

Gjithësesi, ajo që për momentin i jep kredite para sfidës së rikthimit të kampionatit me Tiranën është se futbollistët kuqeblu mund të përqendrohen vetëm te ndeshja, por duhet parë nëse do të mjaftojë për të bërë të tyren Klasiken…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI