Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Çështja Szczesny, Juventus humb polakun për Superkupën: portieri u 'dogj' nga vaksinimi

Lapsi.al 11 January 2022
Çështja Szczesny, Juventus humb polakun për Superkupën:

Juventusi do të duhet të bëjë pa Wojciech Szczesny për ndeshjen e Superkupës kundër Interit për shkak të protokolleve të reja kundër Covid-19. Në fakt, që prej datës 10 janar, leja e gjelbër e përforcuar kërkohet edhe për sportet ekipore e polaku e ka nisur së fundmi ciklin e vaksinimit dhe ende nuk i ka mbërritur certifikata jeshile (e vlefshme nga dita e 15-të pas marrjes së dozës së parë).

“Të mërkurën Tek do të vijë në momentin e fundit, pasi duhet të ndjekim një protokoll të mirëpërcaktuar - shpjegoi Allegri në konferencën për shtyp - Të gjithë lojtarët janë të vaksinuar, por Tek ishte i fundit dhe deri pasnesër nuk ka green pass, kështu që ai do të mbërrijë në stadium në momentin e fundit (në dy ditët e fundit nuk ka mundur të qëndrojë në kontakt me shokët e tij) dhe do të ulet në pankinë”.

Rasti i portierit të Juventusit është i ngjashëm me atë të Sansones dhe Soumaoros të Bolonjës, të dy munguan në ndeshjen kundër Cagliarit për të njëjtën arsye (ata kanë nisur së fundmi ciklin e vaksinimit dhe nuk kanë një leje të gjelbër të përforcuar).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI