Flash

DW: Ndihmat e BE për Ballkanin Perëndimor pak rezultat

Lapsi.al 11 January 2022
DW: Ndihmat e BE për Ballkanin Perëndimor pak rezultat

Pas më shumë se 20 vjetësh përpjekjesh politike dhe financiare të BE në Ballkanin Perëndimor janë bërë „jo sa duhet përparime“, thuhet në raportin e Këshillit të Lartë të Auditimit të BE-së me seli në Luksemburg.

Në këto vende vazhdojnë të ekzistojnë problemet sa i përket sistemit të pavarur të drejtësisë, influencës politike dhe korrupsionit. „Mbështetja e BE-së për shtetin ligjor në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka çuar në një kthesë rrënjësore”, tha Juhan Parts nga zyra e Auditimit të BE-së. Përparimet e pakta venë në pikëpyetje „vazhdimësinë e mbështetjes së BE-së në përgjithësi në kuadrin e procesit të anëtarësimit”. „Reformat e vazhdueshme humbasin besueshmërinë, nëse ato nuk sjellin rezultate të prekshme.” Gjashtë vendet e Balllkanit Perëndimor prej 20 vjetësh punojnë pak a shumë në mënyrë intensive për një anëtarësim në BE. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë vende kandidate. Vetëm në periudhën mes viteve 2014 dhe 2020 këto vende kanë marrë rreth 700 milionë euro për mbështetjen e reformave. Gjithashtu rregullisht ka shkëmbim në nivelin politik.

Rekomandimi: Të mbështetet shoqëria civile dhe mediat

Edhe Komisioni i BE-së së fundi konstatoi mangësi të mëdha sa i përket pavarësisë së sistemit juridik, luftimit të korrupsionit apo lirisë së medias. Në raportin e Këshillit të lartë të Auditimit të BE-së thuhet, se rëndom nuk bëhet sa duhet për ta forcuar vullnetin politik dhe se masat e marra shpesh nuk japin rezultat. Financimi dhe zbatimi i projekteve jo gjithmonë kushtëzohet me përmbushjen e kushteve të përcaktuara për ndihmën.

BE-ja rrallëherë e ndërpret ndihmën, kur pala përfituese e ndihmës shkel rregullat bazë të demokracisë. Auditimi i BE-së i rekomandon Komisionit të BE-së, që të mbështesë më fort shoqërinë civile dhe mediet. Po ashtu duhet që dhënia e ndihmave financiare nga BE të kushtëzohet me përparimin drejt shtetit ligjor dhe projektet duhet të mbikqyren me më shumë rigorozitet./DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI