Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

I sollën zëvendësuesin, pastaj e larguan: Partizani heq "qafe" Mustën

Lapsi.al 11 January 2022
I sollën zëvendësuesin, pastaj e larguan: Partizani heq

Ballkani ose Kukësi në të ardhmen e Emiljano Mustës. Lojtari i krahut të majtë ka mbyllur aventurën e tij me Partizanin, me të cilët u bashku në fillim të sezonit. "Mbrojtësi 29 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën midis tyre", shkruhet në komunikatën e Partizanit. Një lëvizje e habitshme e klubit të kuq, duke qenë se lojtari ka shënuar 4 gola e ka dhënë një asist në 14 ndeshjet e para, duke qenë një pikë e fortë e skuadrës. Gjithësesi, ida për të ndryshuar në të majtë u kuptua që kur Olsi Rama firmosi me brazilianin Fernandinho, por tani palët kanë arritur akordin me mirëkuptim për të ndarë rrugët.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën midis tyre. FK Partizani falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.

Pas saj fshihet interesimi i Ballkanit e Kukësit. Musta do të bashkohej me shumë dëshirë me ish-trajnerin e tij Ilir Daja në Kosovë, por në anën tjetër, lojtari ka qenë në bisedime dje me Kukësin dhe pengesa e vetme ka qenë kontrata që lojtari kishte me Partizanin, me verlindorët që nuk deshën të futen në një krah të hekurt me të kuqtë. Tani, Musat është i lirë të kthehet te Kukësi, nga ku u largua dy sezone më parë, për shkak të problemeve me teknikun e atëhershëm të bluve Skënder Gega.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI