Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Jemi ndeshur 13 herë në histori, e zgjedhim për miqësore: FSHF zbulon kundërshtarin e 29 marsit

Lapsi.al 11 January 2022
Jemi ndeshur 13 herë në histori, e zgjedhim për miqësore:

Pas Spanjës, zyrtarizohet tani edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve. Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje. Sipas asaj që mësohet, "është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar".

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore. Për herë të parë dy skuadrat kanë zbritur në fushë si kundërshtarë në Shqipëri, më 14 dhjetor 1994, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Europianit 1996. Ajo sfidë u fitua nga Gjeorgjia me rezultatin 1-0. Takimi i fundit me Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI