Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kukësi pezullon stërvitjet, Longo e katër të tjerë presin tamponin: ndeshja me Dinamon u shty, por vala nuk ndalet

Lapsi.al 11 January 2022
Kukësi pezullon stërvitjet, Longo e katër të tjerë

Asnjë stërvitje sot e nesër për të shmangur cdo kontakt, si një masë e nevojshme për të ndalur valën e infektimeve me Covid, në dritën e vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të shtyrë ndeshjen e Kukësit me Dinamon për të mërkurën dhe jo në 15 janar si ishte programuar fillimisht. Në fakt, Kukësi është një vatër e vërtetë shpërthimi Covid dhe 10 anëtarëve të grupit skuadër, 7 nga të cilët lojtarë e tre të stafit teknik, mund ti shtohen 5 të tjerë që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të infektuarit. Pesë futbollistët dy nga të cilët me simptoma do ti nënshtrohen tamponeve të tjerë pasnesër, për të parë gjendjen reale të skuadrës, që është sakatuar nga pozitiviteti i rasteve me virusin.

Nuk bëhet fjalë vetëm për numrin e lartë të të infektuarve, por edhe faktin se Kukësi rrezikon të mbetet edhe pa portierë. Collari e Brozi, dy portierët e të rinjve, kanë rezultuar pozitiv, por janë në izolim si persona në kontakt të ngushtë me një të infektuar Tafas e Xhika dy portierët e parë të skuadrës. Të dy kanë qenë afër me përgatitësin e portierëve Andrea Kardinale dhe për këtë shkak janë vënë në izolim, po i izoluar ka përfunduar edhe tekniku Diego Longo, që ka qenë në kontakt me asitentuin e tij të infektuar Amedeo Di Late, duke e lënë kështu skuadrën pa udhëheqje teknike.

Edi Basha, Ardit Hila, Edgen Sula, dhe Rigels Çani kanë rezultuar një ditë më parë pozitivë, pas xhiros së tamponeve, që u vë jashtë radhës, për shkak se lojtarët manifestuan simptoma. Për momentin situata është emergjente dhe tamponet e reja mund të rrisin numrin e të infektuarve, por situata deri të mërkurën, kur është lënë të luhet ndeshja mendohet të kthehet drejt normalitetit e për më tepër rritet optimizmi edhe për ta parë ndeshjen të luhet në stadiumin e ri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI