Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Mori Insigne me një pagë të çmendur, habit presidenti i Torontos: "E gjeta në Internet..."

Lapsi.al 11 January 2022
Mori Insigne me një pagë të çmendur, habit presidenti i

Në Toronto, cështja Insigne ka filluar me një kërkim të thjeshtë në internet. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i klubit. “Verën e kaluar shkova në faqen e Transfermarkt dhe konsultova faqen e kombëtares italiane që sapo kishte fituar Kampionatin Evropian për të parë se cilët lojtarë ishin në fund të kontratës: Lorenzo ishte një nga të paktët që po shkonte në skadencë”, shpjegoi Bill Manning.

Kështu, nuk ka patur konsulentë apo ekspertë të veçantë. Lorenzo Insigne përfundoi në shënjestër të Torontos falë Ëeb-it dhe intuitës së presidentit të tij. Të paktën për sa i përket vlerësimeve të para. Një sfond padyshim i çuditshëm duke marrë parasysh shifrat e vendosura nga klubi për të siguruar sulmuesin e Napolit.

"Fillova të shënoj lojtarët që mendoja se ishin të klasit botëror dhe që mendova se do të kishin një vlerë në këtë merkato - vazhdoi Manning, duke rrëfyer gjenezën e operacionit që në korrik do të sjellë kapitenin e të kaltërve në Toronto me një kontratë katërvjecare monstruoze -. I ndava konsideratat e mia me bordin e drejtorëve dhe Lorenzo përfundoi në krye të listës”. “Pritjet janë shumë të mëdha sepse klubi nuk ka bërë asnjë nënshkrim për dy sezone të plota për shkak të pandemisë dhe Insigne do të jetë një lojtar që njerëzit duan të vijnë dhe ta shohin sepse gjithmonë ekziston mundësia që ai të bëjë diçka të paharrueshme”, shtoi ai. E gjitha kjo falë edhe Internetit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI