Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Në Angli, 'plasin' polemikat mbi Liverpool: klubet rivalë kërkojnë hetim mbi pozitivitetin e rremë

Lapsi.al 11 January 2022
Në Angli, 'plasin' polemikat mbi Liverpool: klubet rivalë

Në Angli ka shpërhyer një stuhi e vërtetë polemikash mbi Liverpool. Siç raportohet nga The Athletic, disa klube dyshohet se po ushtrojnë presion mbi English Football League (enti i futbollit që organizon Carabao Cup) për të hapur një hetim mbi pozitivitetin e rremë me Covid të disa lojtarëve të Reds, që çoi në shtyrjen e ndeshjes së Kupës me Arsenalin më 6 janar. Çështja u shfaq pasi trajneri Jurgen Klopp deklaroi se brenda vatrës së infeksionit që kishte goditur ekipin e tij kishte "shumë pozitivë të rremë".

Prandaj, rivalët e Liverpool janë duke u ankuar për një shtyrje të pajustifikuar të ndeshjes me Gunners dhe duket se synojnë t'i shkojnë deri në fund për të provuar të hedhin dritë mbi këtë çështje, edhe sepse shumë prej tyre ishin përpjekur më kot të kërkonin më kot shtyrjen për shkak të Covidit gjatë sezonit, duke marrë pothuajse gjithmonë përgjigje negative.

Në fillim të vitit të ri, Reds kishin informuar për një "shpërthim serioz" që e pengonte të dilte në fushën e Emirates Stadium, por pas ndeshjes kundër Shrewsbury, e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup, Klopp e bëri të qartë se i vetmi i prekur realisht nga Covid ishte Trent Alexander-Arnold. Sipas rikonstruksionit të mediave britanike, lojtarët iu nënshtruan tre raundeve të tamponëve: fillimisht ato “bëje vetë” (LFD), më pas ato molekulare (PCR) dhe në fund një raund të dytë tamponesh molekulare, që zbuluan pozitivitetet e rremë. Vetëm kohët e rezultateve të testeve mund të qartësojnë tashmë pozicionin e klubit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI