Flash

Tritol dhe drogë drejt Greqisë, arrestohet 20-vjeçari i dënuar më parë

Lapsi.al 11 January 2022
Tritol dhe drogë drejt Greqisë, arrestohet 20-vjeçari i

Policia e Gjirokastrës ka informuar së ka rënë në pranga 20-vjeçari i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për armëmbajtje pa leje. 20-vjeçari dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 28 dhjetor 2021, ku në fshatin Kakavije u gjetën 44 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek.

Blutë e Gjirokastrës njoftojnë se u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Surjat Rroshi, 20 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Sarandë, të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dyshohet se ky shtetas është njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 28.12.2021, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, ku nga shërbimet e Policisë u gjetën 42 pako të mbështjella me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva, me peshë totale 44 kilogramë e 500 gramë, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Librazhd

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit pasi ka plagosur me thikë dy shtetas. Policia bën me dije se shtetasi N.S. për motive të dobëta, ka...

13:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI