Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Tronditet Suning, dënohet nga Gjykata: duhet t'i paguajë Premier League 188 milionë euro për të drejtat TV

Lapsi.al 11 January 2022
Tronditet Suning, dënohet nga Gjykata: duhet t'i paguajë Premier

Transmetuesi televiziv kinez PPTV, në pronësi të grupit Suning, është urdhëruar t'i paguajë Premier League angleze të paktën 157 milionë paund (rreth 188 milionë euro) nga Gjykata e Lartë e Londrës, për mosrespektimin e marrëveshjeve për të drejtat televizive të kampionatit. Premier kishte ndërprerë kontratën me gjigantin aziatik në shtator të vitit 2020, pasi PPTV nuk kishte paguar dy këste për të drejtat e blera.

Shkak i mospagesës, sipas Suning, ka qenë pushimi i detyruar prej 100 ditësh për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19 në vitin 2020, si dhe mungesa e tifozëve në stadiume kur ndeshjet rifilluan në qershor. Megjithatë, gjykatësi i hodhi poshtë këto argumente dhe e dënoi Suning të paguajë edhe interesat e tarifat ligjore. Gjykatësi, gjithashtu, theksoi në vendimin e tij se transmetuesi televiziv "nuk ka paguar një shumë të konsiderueshme të tarifave ligjore të mbetura pezull" që u detyrohet avokatëve të tij që nga viti i kaluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI