Flash

Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, edukatorja del sot para gjykatës

Lapsi.al 11 January 2022
Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, edukatorja del

Edukatorja e kopshtit privat në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar, Redina Binjaku, do të dalë  para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores. Kësisoj Binjaku u arrestua nga policia.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Sipas tyre, kjo edukatore e kopshtit i mori në telefon për ngjarjen dhe i tha se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe daja i vogëlushit, i cili gjithashtu ka bërë apel për drejtësi.

"Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar... më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që kishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi", tha daja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë gjithë ditës, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat lindore ku vranësira dhe reshje të izoluara do të ketë h...

07:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI