Flash

Vdekja e fëmijës 3-vjeçar në kopsht, Gjykata e Fierit merr vendimin për edukatoren

Lapsi.al 11 January 2022
Vdekja e fëmijës 3-vjeçar në kopsht, Gjykata e Fierit merr

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka dhënë paraditen e sotme masën e sigurisë për edukatoren 27-vjeçare Redina Binjaku, e cila u arrestua pas vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin privat ku ajo punonte. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për edukatoren. Binjaku nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” për klienten e tij. Gjykata e Fierit vlerësoi të ligjshëm arrestimin e edukatore, për veprën penale të shkeljes së rregullave në punë.

Familjarët e të miturit kanë shprehur rezerva në lidhje me vdekjen e të miturit, dhe versionin që iu ka dhënë edukatorja. Sipas tyre nuk ka mundësi që 3 vjeçari të jetë mbytur në një lartësi të tillë, siç është deklaruar nga ana e edukatores.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë gjithë ditës, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat lindore ku vranësira dhe reshje të izoluara do të ketë h...

07:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI