Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Tre herë në avantazh, Real shkon në finalen e Superkupës: Barcelona e Xavit dorëzohet vetëm në shtesë

Lapsi.al 12 January 2022
Video/ Tre herë në avantazh, Real shkon në finalen e

Real Madridi është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës. Në Riad, Blancos mposhtën Barcelonën me rezultatin 3-2 pas 2-2 në 90 minutat e rregullta: Vinicius (25') dhe Benzema (72') iluzionuan Ancelottin, por blaugranat u përgjigjen me de Jong (41') dhe Ansu Fati (83'). Në kohën shtesë, goli i Valverdes në minutën e 98-të vendosi sfidën: mes Realit dhe trofeut, tani është një mes Atleticos së Simeones dhe Athletic Bilbaos.

Barcelona mbërriti në Superkupën e Spanjës me një statistikë negative në “El Clasico”: 34 muaj pa fituar një të tillë dhe 4 humbje radhazi me rivalët e përjetshëm, por e para e Xavit kundër Real Madrid ishte një betejë e vërtetë që katalanasit e humbën vetëm pas kohëve shtesë. Triumfi është i gjithi për Ancelottin, që vazhdon rrugën drejt trofeut të parë të vitit, pasi kaloi tre herë në avantazh në ndeshjen e luajtur në Arabinë Saudite.

Vinicius Junior zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25, duke thyer prapavijë eksperte të zgjedhur nga Barcelona me një moshë mesatare të lartë me Alves Pique e Alba në katër mbrojtësit e linjës. E megjithatë Blancos nuk mund të kishin një ndeshje të qetë, jo të paktën në Klasike dhe në fundin e pjesës së parë de Jong barazoi rezultatin, duke e bërë të qartë se asgjë nuk kishte përfunduar. Prognozë e vërtetuar në pjesën e dytë, pavarësisht avantazhit të dytë merengues me Benzema në minutën e 72. U duk si goli që mund të mbyllte historinë, por rikuperimi i Ansu Fati vjen i përpiktë në minutën e 83, duke e cuar ndeshjen në kohët shtesë. Pikërisht aty vendosi goli i Valverde, që fiksoi rezultatin 3-2 në minutën e 98, duke shtyrë Madrid drejt trofeut.

GOLAT QË VENDOSËN SUPERKUPËN E SPANJËS

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI