Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Erdogan: Anëtarësimi në BE mbetet një prioritet për Turqinë

Lapsi.al 13 January 2022
Erdogan: Anëtarësimi në BE mbetet një prioritet për

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të enjten deklaroi se anëtarësimi i Turqisë në BE mbetet një prioritet për Ankaranë. Lajmi është konfirmuar nga mediat turke, sipas të cilave, Erdogan foli në Pallatin Presidencial Cankaya në një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai i bëri thirrje BE-së të marrë një qëndrim më inkurajues në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

“Turqia, e cila është gjeografikisht dhe historikisht pjesë e Evropës është e përkushtuar ndaj qëllimit të saj, për t’u bërë anëtare e BE-së”, tha Erdogan, duke shtuar më tej se pranimi në familjen evropiane është një prioritet për Ankaranë, pavarësisht të gjitha padrejtësive.

Kreu i shtetit vuri në dukje se Turqia vazhdon të përpiqet dhe shpreson se blloku do t’i japë fund “verbërisë strategjike” dhe do të tregohet më inkurajues për zhvillimin e marrëdhënieve me Ankaranë.

Bisedimet e Turqisë për anëtarësim të plotë filluan më 3 tetor të 2005, por progresi sipas Brukselit ishte i ngadaltë dhe nga 35 kapitujt e nevojshëm që do ndihmonin për të përfunduar procesin e pranimit, vetëm 16 ishin hapur dhe një tjetër ishte mbyllur deri në maj të 2016. BE ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për deficite në sundimin e ligjit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI