Flash

Kosova regjistron dy viktima dhe 427 raste të reja me koronavirus

Lapsi.al 13 January 2022
Kosova regjistron dy viktima dhe 427 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 13 janar, janë regjistruar 427 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 5.881 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 7.26 për qind. Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar dy viktima. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 31 persona janë shëruar derisa 2.811 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.994 persona kanë vdekur. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë./REL

Të këshilluara

OSBE-ja diskuton tensionet Rusi-Ukrainë

Këshilli i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të enjten takohet në Vjenë për të biseduar për tensionet e fundit, pas grumbulli...

12:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI