Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mori pjesë në një darkë festive, Johnsonit i bëjnë thirrje që të japë dorëheqje

Lapsi.al 13 January 2022
Mori pjesë në një darkë festive, Johnsonit i bëjnë

Pas pjesëmarrjes në një darkë festive, kryeministri britanik, Boris Johnson, po përballet me thirrje nga konservatorët e vjetër për të dhënë dorëheqje.

Mediat e huaja raportojnë  se Johnson ka kërkuar falje për mënyrën e se si e trajtoi eventin në kopshtin e Downing Street në vitin 2020 dhe tha se e kuptonte “zemërimin” e publikut mbi këtë.

Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab, mbështetën Johnsonin. Ndërkohë udhëheqësi i konservatorëve skocezë, Douglas Ross dhe deputetët William Wragg, Caroline Nokes dhe Roger Gale i bënë thirrje atij që të japë dorëheqje.

Johnson ka kërkuar falje për pjesëmarrjen në festën që u organizua në kopshtin e Downing Street, më 20 maj të vitit 2020, derisa britanikët e kishin të ndaluar të mblidheshin për shkak të kufizimeve të rrepta të loronavirusit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI