Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Nuk kam ardhur këtu për të dalë i gjashti": Cristiano Ronaldo paralajmëron Manchester United

Lapsi.al 13 January 2022
"Nuk kam ardhur këtu për të dalë i gjashti":

Në ditët e fundit si nga Anglia ashtu edhe nga Spanja, është trumpetuar një lloj pakënaqësie e fortë e Cristiano Ronaldos për situatën te Manchester United. Portugezi, sipas asaj që bëhet e ditur, nuk ka një raport të mirë me teknikun aktual të Djajve të Kuq Rangnick dhe i ka bërë të qartë menaxherit të tij Mendes për t'i kërkuar një ekip të ri. Por tani është koha që vetë CR7 të sqarojë gjërat dhe ai nuk është nga ata që bëjnë lojëra fjalësh: "Nuk dua të dal i gjashtë apo në tre të parët në Premier League, unë jam këtu për të provuar të fitoj. E di rrugën, por nuk do të them si duhet bërë, sepse nuk mendoj se është korrekte".

Portugezi ka folur edhe për ndryshimet në pankinën e United: "Së pari Solskjaer, pastaj Carrick, tani një trajner i ri. Kur ndryshon kaq shumë është gjithmonë e vështirë. Me Rangnick ne jemi përmirësuar në disa aspekte, por na duhet kohë, mendoj se ai do bëj një punë të mirë”.

Pastaj optimizmi për të ardhmen, që Ronaldos nuk i mungon kurrë: “Vit i ri, jetë e re dhe shpresoj që Manchester United të arrijë nivelin që tifozët presin dhe meritojnë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI