Flash

Video/ "VAR i saktë në 93% të rasteve": Shefi i arbitrave Jareci bën analizë performance për sistemin teknologjik

Lapsi.al 13 January 2022
Video/ "VAR i saktë në 93% të rasteve": Shefi i

VAR është shënjestra e të gjithëve tani edhe në vendin tonë, në të mirë e të keq, me arbitrat që kanë tashmë një mburojë të sigurtë e një rrufepritës ideal. Në fakt, sezoni i ri futbollistik në Shqipëri ka nisur për herë të parë me sistemin VAR, që ka sjellë dukshëm një përmirësim në gjykimin e ndeshjeve të kampionatit. Por për të ndihmuar edhe më shumë arbitrat në implementimin e sistemit teknologjik, sektori i Arbitrave në FSHF po zhvillon seminare fizike dhe teorike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit.

Në këtë aktivitetet morën pjesë rreth 50 gjyqtarë, të cilët do të zhvillojnë testimet fizike në stadiumin “Elbasan Arena” ndërkohë që ditën e sotme dhe nesër do të fokusohen në pjesën teorike, duke analizuar aspekte të ndryshme të gjykimit përgjatë fazës së parë të kampionatit, përmes analizës me video. Pas përfundimit të seminarit të sotëm, të gjithë gjyqtarët do t’i nënshtrohen një testi me shkrim ku do të vënë në provë njohuritë e tyre. "Idea është për të analizuar punën dhe vendimet e marra nga të gjithë arbitrat dhe asistentët e “Abissnet Superiore” përgjatë 15 javëve të kampionatit, por edhe vendimet që janë marrë nga sistemi VAR, që në 93% të rasteve kanë qenë pozitive" ka thënë Shefi i Sektorit të Arbitrave në FSHF, Sokol Jareci.

Për diskutimin se sa e ka ndihmuar sistemi VAR gjykimin, Jareci nuk ka dyshime: "Ne e kemi diskutuar shpesh, nga vendimet që janë marrë nga sistemi VAR, rreth 93% e vendimeve kanë qenë pozitive e ato kanë krijuar besim si te lojtarët në fushë, te stafet drejtuese por edhe te të gjithë ata që ndjekin kampionatin".

https://youtu.be/CkhCqozf6tA

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI