Flash

Meta provokon Bashën/ Presidenti drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme

Lapsi.al 14 January 2022
Meta provokon Bashën/ Presidenti drejt shpalljes së datës së

Presidenti Ilir Meta ka hedhur një hap drejt ndërhyrjes në konfliktin e brendëshëm të PD-së duke u rreshtuar kundër Lulzim Bashës dhe duke e provoakuar atë me shpalljen e zgjedhjeve për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar. Nëse pasi Gjykata Kushtetuese rrefuzoi të jepte një vendim pro presidentit apo shumicës socialiste, për zgjedhjet e 30 qershorit Meta deklaroi se ky akt nuk e obligonte të dekretonte zgjedhje, ai me sa duket ka ndryshuar qëndrim. Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i shtetit tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.

Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Më herët, ai kishte deklaruar se vetë kryedemokrati Lulzim Basha i kishte kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD.

Lexo me tej:

Si ranë njëri pas tjetrit gjashtë kryetarë bashkie?

Kjo piruetë e beftë e metës duket se ndikohet nga situata e brendëshme në PD. Në një kohë që Basha e kë përçarë partinë dhe ka humbur një shumicë të elektoratit si pasojë e konfliktit me Berishën, ndërkohë që koalicioni opozitar është shkatërruar, zhvillimi i zgjedhjeve në bastione si Shkodra apo në qytete ku PD ka pas qenë e fortë si Durrësi apo kamza mund të shkaktonte një disfatë të re dhe të parikuperueshme për Bashën.

Meta tha gjatë konferencës se ai nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.

“Zgjedhjet duhej të ishin bërë më herët, jemi shumë vonë”, tha Meta.

"Kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që Gjykata Kushtetuese nuk e ka zgjidhur. Kemi një sitautë absurde që disa bashki në vend drejtohen pa kryetarë, duke cënuar shërbimin e qytetarëve, por edhe duke rritur abuzimin.  Kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht edhe se kjo mund t’i interesohej disa faktorëve, por jo qytertarëve. Presidenti s’ka çfarë të presë më, sepse priti mjaftueshëm Gjykatën Kushtetuese" ka ndryshuar qëndrim presidenti.

Vendimi i Kushtetueses/ Meta në prag të shpalljes së zgjedhjeve për 5 bashki

Sot, 5 bashki, Durrësi, Shkodra, Vora, Rogozhina, Dibra nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019, sepse ata ose kanë dhënë dorëheqjen ose kanë ndërruar jetë, ose janë djegur nga dekriminalizimi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI