Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Koreja e Veriut teston një tjetër raketë, reagojnë autoritetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë

Lapsi.al 14 January 2022
Koreja e Veriut teston një tjetër raketë, reagojnë

Zyrtarët në Korenë e Jugut dhe Japoninë, këtë të premte kanë deklaruar se një tjetër predhë është lëshuar nga autoritetet e Koresë së Veriut. Sipas mediave të huaja kjo është raketa e tretë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut, ku sipas autoriteteve në Korenë e Jugut ajo është lëshuar në drejtim të lindjes, por nuk tha menjëherë se ku u ul ose dha detaje të tjera.

Roja bregdetare japoneze ka konfirmuar se një objekt i dyshimtë është parë në këtë zonë. Ai u bëri thirrje anijeve midis Gadishullit Korean dhe Japonisë, si dhe Detit të Kinës Lindore dhe Paqësorit të Veriut, që “t’i kushtojnë vëmendje informacionit të mëtejshëm dhe të qëndrojnë të qarta kur njohin objektin që bie”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI