Flash

Meta publikon foto nga protesta e 8 janarit: Duhen hetuar, dhuna nuk është e pranueshme

Lapsi.al 14 January 2022
Meta publikon foto nga protesta e 8 janarit: Duhen hetuar, dhuna nuk

Në një konferencë për mediat, presidenti Ilir Meta ka folur edhe për protestën e mbajtur përpara selisë së Partisë Demokratike. Meta ka thënë se përpara selisë nuk kishte vetëm demokratë që protestonin, teksa ka shprehur keqardhje për degradimin e situatës. Meta ka zgjedhur të komentojë disa foto që tregojnë dhunën e ushtruar nga jashtë, po edhe nga brenda selisë. Presidenti i republikës ka veçuar disa foto që tregojnë persona të inkriminuar mund të ndodheshin brenda selisë disa ditë para protestës, që sipas tij duhet hetuar se kush janë këto persona.

“Shumë e gabuar dhuna ndaj dyerve, por kemi parë dhe një dhunë tjetër, nga kati i dytë me shkop bejsbolli ndaj qytetarëve. Të dyja janë të rënda, të papranueshme. Kemi parë ditë përpara se të ndodhte kjo çështje, fotografi të tilla, me uniforma të zeza që postoheshin me krenari, me mburrje me pretendimin nga brenda selisë se do mbronin, se nga kush do e mbronin. Kemi dëgjuar në emision ‘live’ se nuk ka dyer të blinduara, çfarë janë këto, përse duhen (foto), në cilin vend të botës mund të shkojë situata e tillë? Kjo vjen nga mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë dhe mungesa e ballafaqimit politik. Kemi parë që shkarkohen deputetë, kryetarë, FRPD, e gruas, të gjithë. Pala tjetër kemi parë që nuk përjashton, fton. Kemi parë përpjekje për negociata nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Pala tjetër thotë pse ia dorëzoni kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe pse nuk ia dorëzoni punonjësit të protokollit. Thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë. Në rastin e PD kjo çështja e konventës është gjëja më e thjeshtë. Kryetarët e seksioneve i kanë automatikisht. Ata që votuan kur u zgjodh zotëria në qershor, të njëjtët mblidhen dhe votojnë. As mjetet fizike, as mjete policeske, as paramilitare dhe as ato varetë që i bien dyerve të blinduara nuk e zgjidhin. Kërkohet një urtësi tjetër dhe nuk do lëndohet më askush”, deklaroi Presidenti Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI