Flash

Mirditë/ Arrestohen dy të rinj për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike

Lapsi.al 14 January 2022
Mirditë/ Arrestohen dy të rinj për armëmbajtje pa leje dhe

Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për armëmbajtje pa leje dhe për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë në pranga ka rënë 25-vjeçari Armand Marku dhe është proceduar penalisht 30-vjeçari Anduel Dedgjonaj.

Gjatë kontrollit në automjetin e 30-vjeçarin janë sekuestruar lëndë narkotike, ndërsa në banesën 25-vjeçarit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, krehër kallashnikovi, municione luftarake të kalibrave të ndryshme, doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një peshore.

"Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që qarkullonte me automjet shpërndante lëndë narkotike, në Rrëshen, kanë ndaluar mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. D. dhe pronar shtetasin A. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit A. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike.

Në vijim të kontrolleve, në banesën e pronarit të mjetit, shtetasit A. M., janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, krehër kallashnikovi, municione luftarake të kalibrave të ndryshme, doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një peshore.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. M., 25 vjeç, banues në Gëziq, Mirditë, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në Rrëshen.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI