Flash

Protesta e 8 janarit/ Basha vjen në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij

Lapsi.al 14 January 2022
Protesta e 8 janarit/ Basha vjen në Prokurori për të

Kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me atë që ndodhi në protestën e 8 janarit. Basha pritet të pyetet edhe për akuzën e njerëzve të armatosur që dyshohet të kenë qenë brenda në seli.

Përpara tij ka dëshmuar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili është marrë në pyetje nga prokuroria për dy orë e gjysmë. Një ditë më parë, për 2 orë e 40 minuta ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi përballë prokurorëve dhe iu tregoi versionin e tij për protestën ku mbështetësit e Berishës u përplasën me mbështetësit e Bashës. Pas daljes nga prokuroria, lideri historik i demokratëve deklaroi se kishte informuar hetuesit se në seli ka pasur njerëz të armatosur dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës, teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI