Flash

Protesta e 8 janarit/ Pas Berishës, sot merret në pyetje kryedemokrati Basha dhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

Lapsi.al 14 January 2022
Protesta e 8 janarit/ Pas Berishës, sot merret në pyetje kryedemokrati

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi në prokurori për 3 orë për protestën e 8 janarit përpara selisë së Partisë Demokratike, sot radhën për t'u marrë në pyetje e ka kryedemokrati Lulzim Basha. Basha, që nuk ka konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm, është thirrur për t’u paraqitur në prokurorinë e Tiranës në orën 11:00, ndërsa pas tij do të vijë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në orën 12:00.

Një ditë më parë, për 2 orë e 40 minuta ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi përballë prokurorëve dhe iu tregoi versionin e tij për protestën ku mbështetësit e Berishës u përplasën me mbështetësit e Bashës. Pas daljes nga prokuroria, lideri historik i demokratëve deklaroi se kishte informuar hetuesit se në seli ka pasur njerëz të armatosur dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës, teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI