Flash

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, mbi 580 të infektuar në 24 orët e fundit

Lapsi.al 14 January 2022
Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, mbi 580 të

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 585 raste të reja me COVID-19.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 7 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 57 pacientë. Numri i rasteve aktive në gjithë vendin aktualisht është 3 mijë e 339.

“Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372. Në total numri i rasteve aktive është 3.339”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI