Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet një 51-vjeçar në Tiranë

Lapsi.al 14 January 2022
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet një

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër për dhënie ndihmë për shtetasit e huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Njoftohet se i arrestuari është I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, ndërsa penalisht është proceduar I. N., 35 vjeçe.

51-vjeçari u kap nga policia në mesnatë në zonën e Paskuqanit, duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI