Flash

Berisha akuza nga Lezha: Pas kompanive të basteve në Qipro qëndron Basha

Lapsi.al 15 January 2022
Berisha akuza nga Lezha: Pas kompanive të basteve në Qipro

Nga Lezha ku ndodhej për 31-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në këtë qark, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kreut demokrat Lulzim Basha. Ai tha se Basha qëndron pas kompanive të basteve në Qipro dhe theksoi se ka mbështetje nga Tirana, Beogradi dhe Prishtina. Berisha ripërsëriti qëndrimin e tij për projektin “Ballkani i Hapur”, që është kundër shqiptarëve.

“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Shihni projektin “Ballkani i Hapur”, është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit në Tiranë dhe në Prishtinë se si përfaqësojnë. Dy miqtë e mi më treguan dy javë më parë, se kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Por të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës. Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin. Absolutisht. Këtë ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes. Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?”, u shpreh Berisha ndërkohë që u bëri thirrje demokratëve të largohen nga Basha se nuk i lidh asgjë me të.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI