Flash

Ndihen lëkundje tërmeti në Pukë, dëmtohet spitali dhe disa ndërtesa

Lapsi.al 15 January 2022
Ndihen lëkundje tërmeti në Pukë, dëmtohet spitali dhe

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar dëme në disa objekte në Pukë. Lëkundjet me magnitudë 4.3 ballë të shkallë Rihter, kanë shkaktuar dëme në spitalin e qytetit , i cili ka pësuar plasaritje muresh. Ndërsa bëhet e ditur se dëme të lehta janë konstatuar në dy pallate. Grupet e verifikimit kanë vënë re rënie suvash, plasaritje dhe dëmtime të disa oxhaqeve të banesave në qytet.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë gjatë natës së mbrëmshme, rreth orës 22:37 dhe epiqendra ishte në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrëzit. Ndërsa është raportuar se lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë edhe gjatë natës pas goditjes së fortë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI