Flash

Rama i mban leksion të rinjve: Mos rrini larg politikës se do hani dynjanë

Lapsi.al 15 January 2022
Rama i mban leksion të rinjve: Mos rrini larg politikës se do hani

Në një fjalim mbi atë çka është politika, kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një fjalim të gjatë përpara të rinjve të FRESSH, të cilëve ju ka kërkuar që të jenë sa më aktiv në jetën publike.Rama ka treguar dhe momentin e angazhimit të tij politik, në vitet e rrëzimit të diktaturës, ku tha se u nxit nga kërkesa për liri artistike.

Sipas Ramës vetëm bashkimi i njerëzve, përmes politikës do të mund të sjellë ndryshimin real të shoqërive.

“Të ishte për politikanët e sotëm, ndryshimi nuk kishte për të ndodhur kurrë, nuk do të kishte pasur as lëvizje demokratike. Unë nuk kisha atëherë asnjë ambicie politike, isha pedagog në akademinë e arteve, mua më mjaftoi liria e fituar dhe vazhdova jetën time si artist, pse u ngatërrova unë me politikë në atë kohë? Sepse ishte politika shkak i kufizimeve të mija si artist, që nuk ishin tmerr vetëm për mua, por për të gjithë bashkësinë time në akademinë e arteve.

Si mund ti zhvishja unë modelet tona me rroba banjo në galeritë e arteve, dhe si mund ti bëja unë me ngjyrat që doja pikturat e mija. Unë vetëm në këtë mënyrë mund të fitoja lirinë krijuese, ne i thyem ato kufij, sensi i politikës është liria. Politika si profesion, janë kurorëzim i proceseve politike.

Sa më larg që ti rrini ju politikës, aq më shumë do të hani dynjanë, qoftë dhe me gjëra të vogla të jetës suaj të përditshme, që vetëm i vuani nëse jeni vetëm”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI