Flash

Sot rikthehet kampionati, arbitrat janë ndarë, por FSHF publikon rezultatet e testeve fizike të arbitrave e asistentëve

Lapsi.al 15 January 2022
Sot rikthehet kampionati, arbitrat janë ndarë, por FSHF publikon

Janë për të luajtur dy ndeshje sot, mes tyre edhe Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës e Vllaznisë, arbitrat janë ndarë e megjithatë në mënyrë paradoksale, Sektori i Arbitrave në FSHF që është duke u marrë me seminare fizike dhe teorike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore” është kujtuar të publikojë sot rezultatet.

Në këtë aktivitetet periodik morën pjesë rreth 50 arbitra, të cilët iu nënshtruan testimeve fizike në stadiumin “Elbasan Arena” me testet që u drejtuan nga dy përgatitësit e arbitrave, Elton Kodra dhe Ervis Peza, të cilët monitoruan të gjithë procesin. Përmes këtyre testime është konkluduar se përgatitja e arbitrave ishte mjaft e mirë duke bërë të mundur që të gjithë pjesëmarrësit t’i kalonin me sukses provimin fizik.

Ndërkohë, arbitrat janë fokusuar edhe në pjesën teorike, duke analizuar aspekte të ndryshme të gjykimit përgjatë fazës së parë të kampionatit, përmes analizës me video. Pas përfundimit të seminareve, të gjithë arbitrat do t’i nënshtrohen një testi me shkrim ku do të vënë në provë njohuritë e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI