Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

BE-SHBA: E hapur për dialog me Rusinë, por jo në dëm të sovranitetit

Lapsi.al 16 January 2022
BE-SHBA: E hapur për dialog me Rusinë, por jo në dëm të

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ,në një komunikim që ka pasur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken kanë diskutuar në lidhje me situatën e fundit të krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Borrell dhe Blinken diskutuan për ngritjen ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës dhe informuan njëri-tjetrin mbi angazhimet e fundit diplomatike mbi përpjekjet e Rusisë për të ripërcaktuar sigurinë në Evropë.

Zyrtarët e lartë kanë hedhur poshtë iniciativën ruse për të rindërtuar sferat e ndikimit në Evropë dhe nënvizuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar konsultimet intensive për këtë dhe çështje të tjera midis SHBA-së dhe BE-së, duke paraqitur një front të fortë, të qartë dhe të bashkuar transatlantik.

Gjithashtu Blinken dhe Borrell kanë theksuar mbështetjen e mbështetjen e tyre për sovranitetin , pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe theksuan nevojën që Rusia të depërshkallëzojë dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjet e Minskut.

Ndër të tjera ato theksuan se BE-ja dhe SHBA-ja mbeten të hapura për dialog me Rusinë, por asnjëherë në dëm të lirisë, sovranitetit, pavarësisë së anëtarëve të komunitetit transatlantik dhe partnerëve të tyre.e.su.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI