Flash

Kthehet ftohtësia mes Tuchel e Lukakut: "Humbi shumë topa në situata të favorshme"

Lapsi.al 16 January 2022
Kthehet ftohtësia mes Tuchel e Lukakut: "Humbi shumë topa në

Marrëdhënia mes Romelu Lukakut dhe Thomas Tuchel duket se nuk po përmirësohet. Pas stuhisë së nisur nga intervista e sulmuesit belg, që më pas kërkoi ndjesë për deklaratat e dhëna, trajneri gjerman është kthyer në sulm, duke e kritikuar ashpër pas humbjes në Premier League me Manchester City: “Ne vërtet kishim disa probleme me sulmuesit tanë – tha ai – Ndonjëherë Lukaku duhet të jetë më i disponueshëm për ekipin, ai ka humbur shumë topa në situata të mira”.

“Kemi pasur nëntë tranzicione ofensive në pjesën e parë dhe zero prekje në zonë – shtoi trajneri i Blues në mikrofonat e BT Sport, i cili nuk e humbi mundësinë të evidentojë mundësinë e gabuar nga Lukaku i vetëm me Ederson në fillim të pjesës së dytë - për ne mungesa e saktësisë së sulmuesve ishte një problem i madh. Humbëm shumë topa, madje edhe të lehtë. Ndonjëherë Lukaku duhej të ishte më i disponueshëm për ekipin, ai humbi shumë topa pa presion dhe në situata premtuese. Ai pati edhe një shans të mirë. Natyrisht ne do të donim t'i shërbenim, por ai është pjesë e ekipit dhe duhet të vihet në dispozicion. Përpara ne mund dhe duhet të bëjmë shumë më mirë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI