Flash

Asnjë skuadër si Manchester City në 5 kampionatet më të rëndësishme europiane: ja renditja

Lapsi.al 18 January 2022
Asnjë skuadër si Manchester City në 5 kampionatet më të

Asnjë skuadër në Europë nuk është si Manchester City. Në klasifikimin aktual të skuadrave më të mira europiane, në bazë të rendimentit (dmth mesatares pikë-ndeshje) në 5 turnetë më të rëndësishëm kontinentalë, skuadra e Pep Guardiolas, falë 2,55 pikëve mesatarisht për ndeshje, ka lënë prapa të gjithë skuadrat e tjera, duke filluar nga Bayern e PSG.

Në 22 takime, Citizens kanë koleksionuar 56 pikë për një mesatare 2.55 pikë për ndeshje. Pas anglezëve vjen menjëherë Bayern Mynih që ka një mesatare 2.42 pikë falë një totali prej 42 pikësh të marra në 19 ndeshje. Inter, i treti, ka grumbulluar më shumë pikë se bavarezët, 50, por i ka siguruar në 21 ndeshje, për një mesatare prej 2.38 pikësh. Po aq ka edhe PSG që ndan shkallën e fundit të podiumit me zikaltrit, ndërsa një pikë më pak në 21 ndeshje ka koleksionuar Real Madrid.

Në vendin e 6 është vendosur Sevilla me 44 pikë në 20 ndeshje, por me mesatare 2.20, që është më e lartë se Milan në vendin e shtatë, pavarësisht se kuqezinjtë kanë 48 pikë, por të marra në 22 ndeshje. Në vendin e 8 është Liverpool me 45 pikë në 21 ndeshje (2.14), me skuadrën e Klopp që ka lënë pas Borussia Dortmund me 40 pikë në 19 ndeshje, ndërsa top 10 mbyllet nga Napoli me 46 pikë në 22 ndeshje për një mesatare prej 2.09.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI