Flash

Roberta Metsola zgjidhet presidente e Parlamentit Evropian

Lapsi.al 18 January 2022
Roberta Metsola zgjidhet presidente e Parlamentit Evropian

Parlamenti Evropian ka zgjedhur avokaten konservatore malteze Roberta Metsola si presidente, në vend të David Sassoli-t,  disa ditë pas vdekjes së tij. Ajo është gruaja e parë në 20 vjet që mban këtë post. Që nga e hëna, zgjedhja e Metsolës në krye të PE-së u konsiderua e mundshme, duke qenë se kandidatura e saj mori mbështetjen e tre grupeve politike që janë pjesë e mazhorancës në Parlamentin Evropian. Ajo në këtë post zëvendëson David Sassolin, i cili ndërroi jetë më 11 janar, ndërsa ishte ende në detyrë. Gjithsesi, Sassoli kishte mbërritur në fund të mandatit të tij.

Metsola është pjesë e krahut të moderuar të PPE dhe vitet e fundit ka spikatur mbi të gjitha për punën ndërmjetësuese me grupet e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë. Metsola është e martuar me politikanin dhe menaxherin finlandez Ukko Metsola, nga i cili mori edhe mbiemrin dhe ka katër fëmijë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI