Flash

Radikalizohet lëvizja e Berishës/ Përndjekje, sharje dhe vezë kur Basha del në rrugë

Lapsi.al 19 January 2022
Radikalizohet lëvizja e Berishës/ Përndjekje, sharje dhe

Ditët e fundit, Lulzim Basha e ka parë veten në ca situata të sikletshme që do t’ia bënin ditën të vështirë çdokujt. Pavarësisht mëkateve që mbajnë mbi supe, pak politikanë shqiptarë janë gjendur më parë nën breshërinë e sharjeve dhe ofendimeve të rënda në këtë formë. Sapo Lulzim Basha bën të dalë nga makina, njerëz të acaruar në rrugë lëshojnë ofendime dhe thirrje nga më banalet.

Në Fier, ku zhvilloi takimin me mbështetës të tij, situata u acarua mes dy grupimeve të militantëve. Situata do të kishte degraduar në një sherr masiv sikur të mos ndërhynte policia. Video më poshtë:

https://streamable.com/lr66t1

Në fakt, shoqërimi i Lulzim Bashës me policë, kudo që shkon është një fitore e vogël e Berishës, pasi vetë pamja i përshtatet në mënyrë perfekte imazhit si peng i Edi Ramës.

E sikletshme ishte situata edhe këtë të martë për Lulzim Bashën, kur sapo zbriti nga makina dëgjoi sharje dhe ofendime. Dy prej tyre shkuan më tej dhe e qëlluan me vezë ndërsa e quanin “legen” dhe “plehrë”. Video më poshtë:

https://streamable.com/kpifle

Me fishkëllima dhe ofendime e pritën edhe në mbrëmje në hyrje të një hoteli në Tiranë. Brenda e prisnin një grup grash demokrate, por sapo doli nga makina mbi të nisën thirrjet “Basha ik” shoqëruar me sharje të rënda. Nga ana e Bashës nuk pati asnjë reagim të drejtpërdrejtë. Ai thjesht përshëndeti me dorë dhe hyri brenda në hotel me dy gishtat lart. Demokratët e irrituar dëgjuan pastaj një fjalë nga Fatmir Merkoçi, një prej protagonistëve të 20 shkurtit 1991, kur u rrëzua statuja e Enver Hoxhës, aktualisht i padëshiruar në PD.

Video më poshtë:

https://streamable.com/qis2cr

Vendimi për të shfryrë ndaj Bashës në rrugë nuk është spontan. Videot e sharjeve dhe sulmeve verbale janë postuar në rrjetet sociale nga Sali Berisha që ka nxitur më tej mllefin kundër atij, që i rezistoi në 8 Janar.

Që pas asaj dite, Berisha po heziton të shpallë datë tjetër për protestën e radhës. Dështimi i dytë do të ishte fatal për Foltoren dhe ndjekësit e Berishës. Pikërisht për këtë strategjia e lëvizjes anti-Basha është shndërruar në sulme të shkëputura gjysëm-guerile dhe që synojnë diskretitimin e kundërshtarit.

https://streamable.com/yokeeb

Deri tani, Lulzim Basha ka reaguar me qetësi dhe nuk është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë. Në sallën ku zhvillohej takimi, ai u pa të hynte i buzëqeshur, megjithëse militantët sapo e kishin shanë dhe ofenduar në format më banale./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI