Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Skenari i makthit/ Putin do realizojë pushtimin e plotë të Ukrainës

Lapsi.al 19 January 2022
Skenari i makthit/ Putin do realizojë pushtimin e plotë të

Shefat e mbrojtjes në Britaninë e Madhe druhen se presidenti rus, Vladimir Putin do të përzgjedhë skenarin më të frikshëm, atë të pushtimit të plotë të Ukrainës.

Sipas Daily Mail, ky njihet si ‘skenari i makthit’ dhe mund të vihet në zbatim nga momenti në moment.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se situata është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe se Moska mund të ndërmarrë sulmin në çdo moment.

Deri më tani mendohej se Putin do të dërgonte trupa vetëm në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, duke kërkuar krijimin e një shteti të pavarur që do të shërbejë si zonë sigurie mes Rusisë dhe Ukrainës perëndimore.

Por tani burimet e inteligjencës britanike druhen se bëhet fjalë për një inkursion në shkallë shumë më të madhe. Ekziston frika se qytetet e mëdha do përfshihen në luftime dhe numri i vdekjeve mes civilëve do jetë shumë i lartë.

Ndërkohë në Kiev të Ukrainës ka mbërritur Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, në përpjekje për të ulur tensionet.

Rusia ka dërguar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën që në fundin e vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI