Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Simboli i luftës në Siri/ Babë e bir nisin një jetë të re në Itali

Lapsi.al 20 January 2022
Simboli i luftës në Siri/ Babë e bir nisin një jetë

Munzir dhe Mustafa, babë e bir nga Siria u bënë të famshëm në mediat ndërkombëtare për shkak se të dy kanë humbur gjymtyrët. Babai ka humbur këmbën për shkak të luftës ndërsa i biri nga një sëmundje. Fotoja e tyre e e titulluar "Vështirësia e jetës" ka bërë xhiron e botës.

Mbrëmjen e së premtes ata do të mbërrijnë në Itali për të nisur një jetë të re. Të dy do të qëndrojnë në Siena dhe do të trajtohen në qendrën e protezave Vigorso di Budrio. Fotografia simbolike është bërë nga turku Mehmet Aslan, fitues i “Siena International Photo Awards”.

Vetë festivali nisi një mbledhje fondesh për të ndihmuar babanë dhe djalin dhe viktimat e tjera të pafajshme të konfliktit në Siri. Mbledhja e fondeve, e cila gjithashtu mbështet një program rehabilitimi dhe ndihme për njerëzit që kanë pësuar amputime duke arritur mbi 100 mijë euro përmes platformës Gofundme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rekord të infektuarish në Gjermani

Gjermania ka raportuar 133, 536 raste në 24 orë. Është dita e dytë radhazi që vendi europian ka thyer një rekord, duke shënuar gjithashtu 234 viktima, sipas shi...

08:28

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI