Flash

Çfarë ndryshimesh do të pësoj 'Instagram'? A do të duhet pagesë për të parë postime?

Lapsi.al 21 January 2022
Çfarë ndryshimesh do të pësoj 'Instagram'? A do

A do të paguanit për parë përmbajtje në Instagram? Pronari i platformës së mediave sociale mendon se ju mundeni.

Kompania Meta po prezanton një program pilot që lejon një grup të vogël krijuesish testues të ofrojnë abonime për përmbajtje ekskluzive në Instagram live dhe story.

Ata mund të paguajnë deri nga 99 cent deri në 100 dollarë në muaj.

Për momentin, të gjitha paratë do t’i marrin krijuesit e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi Facebook, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm. CEO, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u mbajë krijuesve më shumë se 30%.

Instagram nuk është e vetmja platformë sociale që ka eksperimentuar me abonimet me pagesë. Prej disa muajsh tashmë, edhe Twitter ka krijuar një opsion që krijuesit të marrin deri në 10 dollarë për materiale ekskluzive.

Platforma më e njohur sociale që ofron këtë lloj shërbimi është OnlyFans, ku krijuesit postojnë shpesh edhe foto dhe video vetëm për të rritur.

Të këshilluara

Tesla njeh kriptomonedhën Dogecoin

Kompania e makinave elektrike,Tesla, e themeluar nga miliearderi Elon Musk, ka filluar t’i lejojë njerëzit të blejnë mallra të markës duke përdorur  kriptmonedh...

17:18

Rikthehet Crystal Pepsi

Crystal Pepsi, Coca-cola e çuditshme, e dështuar dhe e pastër e viteve 1990 po kthehet. Pepsi po e rikthen kwtw pije për një kohë të kufizuar për të festuar ...

12:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI