Flash

Gjendet e vrarë në Kuçovë, fqinji e mbyti dhe ia hodhi trupin në kanal

Lapsi.al 21 January 2022
Gjendet e vrarë në Kuçovë, fqinji e mbyti dhe ia hodhi

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës, ku një grua u gjet e vdekur në një kanal pranë një plantacioni me sera. Mësohet se gruaja është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Viktima Fatime Suli u transportuar gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar. Në vijim u arrestua Fetah Narra, 58 vjeç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 63-vjeçares Fatime Suli. Autori i arrestuar është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë mësohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.

Të këshilluara

Shënohen 11 vjet nga protesta e 21 janarit

Shënohet sot 11-vjetori i protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit. Pas më shumë se një dekade nga ngjarj...

08:28

Parashikimi i motit për këtë të premte

Duke filluar nga orët e para të ditës moti paraqitet me vranësira dhe reshje shiu në zonat bregdetare por reshje dëbore në gjysmën lindore të Shqipërisë. Sipas ...

07:41

Zgjedhjet lokale shtyjnë Kongresin e PS-së

Partia Socialiste nuk do ta zhvillojë Kongresin në 29 janar sikur ishte planifikuar. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së është vendosur shtyrja për në mua...

15:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI