Flash

Shënohen 11 vjet nga protesta e 21 janarit

Lapsi.al 21 January 2022
Shënohen 11 vjet nga protesta e 21 janarit

Shënohet sot 11-vjetori i protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit. Pas më shumë se një dekade nga ngjarja, prokuroria e Tiranës rinisi në maj të 2021, hetimet për 4 viktimat Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj dhe plagosjen e 6 të tjerëve. Hetimi i ri i drejtuar nga prokurorja Marjeta Zaimi nisi bazuar në një kërkesë të bërë nga Policia e Tiranës një ditë para përvjetorit të dhjetë të ngjarjes, ku kërkohej rihetim.

Në përkujtimoren e 10 të viktimave të 21 janarit 2011, kryeministri Edi Rama shpalli 4 viktimat; Hekuran Dedën, Aleks Nikën, Ziver Veizin dhe Faik Myrtajn “Dëshmorë të Atdheut”. Si çdo vit edhe këtë 21 janar nuk do të mungojnë homazhet nga familjarët dhe politikanët në vendin ku u vranë protestuesit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Duke filluar nga orët e para të ditës moti paraqitet me vranësira dhe reshje shiu në zonat bregdetare por reshje dëbore në gjysmën lindore të Shqipërisë. Sipas ...

07:41

Zgjedhjet lokale shtyjnë Kongresin e PS-së

Partia Socialiste nuk do ta zhvillojë Kongresin në 29 janar sikur ishte planifikuar. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së është vendosur shtyrja për në mua...

15:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI