Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

“Çfarë nuk bën dot Biden, e bëj unë”, Erdogan ndërhyn në krizën e Ukrainës

Lapsi.al 22 January 2022
“Çfarë nuk bën dot Biden, e bëj unë”,

Në mesin e krizës së Ukrainës që nuk po merr zgjidhje, Turqia hyn në skenë si ndërmjetësuese. Ankaraja kërkon të luajë një rol në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe vendit të saj fqinj, e për këtë arsye, presidenti Recep Tayyip Erdoğan planifikon të udhëtojë në Kiev për të zhvilluar bisedime me homologun Volodymyr Zelenskyy.

Duket se Erdogan ka biseduar tashmë edhe me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Si Putinit, ashtu edhe Zelenskit i ka bërë edhe një ftesë që të nëse duan, mund të takohen në Turqi si tokë asnjëanëse, e të diskutojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Turqia mbetet e disponueshme për çdo rol… për të ulur tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne e bëjmë këtë si vend mik i Rusisë dhe Ukrainës, por edhe si një aleat i NATO-s”, tha ai. Ankaraja shprehet se do të mbajë kontakte me rusët për të shmangur çdo lloj aksioni ushtarak. Turqia ruan marrëdhënie të mira me Moskën, por nga ana tjetër i kundërshton politikat ruse në Siri e Libi.

Edhe pse ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë në fushën e energjetike dhe mbrojtjes me Rusinë, Ankaraja ruan relata të mira edhe me Ukrainën, të cilën e ka furnizuar me dronë ushtarakë./ TCH

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI