Flash

Inceneratorët / Deputetja Tabaku nxjerr dokumentin: Tender pa konkurim 10 milionë euro

Lapsi.al 22 January 2022
Inceneratorët / Deputetja Tabaku nxjerr dokumentin: Tender pa konkurim 10

Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ka publikuar një vendim të Këshillit Bashkiak të Durrësit, që në njërën nga mbledhjet e Janarit të vitit 2020 ka shpallur emergjencën mjedisore për shkak të mbylljes së vemdit të depozitimit të mbetjeve në Romanat. Sipas Tabakut ky dokument i jep leje nënkryetares së Bashkisë të negociojë me kompaninë e inceneratorit të Tiranës dhe sipas saj rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurim me vlerë 10 mln euro.

"Më poshtë shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar. Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Ahmetaj, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 mln eurove. Sa do që socialistët të përpiqen të mbulojnë gjurmët e Grupit të Strukturuar Kriminal ai është përpara syve të shqiptarëve.

Koha që SPAK të veprojë! Koka nuk është vetëm se bishti i aferës kriminale", shkruan Tabaku.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI