Flash

Mes katolikëve të Mirditës Berisha denoncon "vllazërinë" islame Rama Erdogan

Lapsi.al 22 January 2022
Mes katolikëve të Mirditës Berisha denoncon

Sali Berisha ka riskuar të hyjë në labirinthet e rrezikshme fetare, për të shpjeguar marëdhënien e komplikuar Rama Erdogan. Nga qyteti katolik i Mirditës ku po mbante foltoren e radhës shefi historik i demokratëve komentoi edhe shantazhin e presidentit islamo konservaror të Turqisë, para deputetëve shqiptarë, për të dorëzuar rrjetin terrorrist të gylenistëve. "Çdo kryetar shteti që vjen në Shqipëri është i mirëpritur, por kërkesa e Erdoganit u bë në emër të "vllazërisë" dhe në kuptimin që kjo fjalë merr në kontekstin islamik" komentoi Berisha.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Me poture ulur nderojmë sulltanin

Në fakt të njëjtin koncept pranoi edhe Edi Rama kur iu përgjigj një ditë më pas se "mes vëllezërve nuk ka borxhe". Po ashtu, shpesh në publik Erdogani i thërret kryeministrit shqiptar "vëlla Edi". Pikërisht këtë lidhje që i kapërcen kufijtë e shtetit laik ka dashur të denoncojë Berisha duke ngritur sallën në këmbë në Mirditë. "Ne të huajt i kemi miq, por vëllezër jemi me njëri tjetrin, me katolikët e Rëshenit dhe me ortodoksët e Korçës" tha ai. https://lapsi.al/2022/01/19/mediat-turke-jehone-kercenimit-te-erdogan-per-gylenistet-si-po-perkulet-rama-para-sulltanit/ Me deklaratën e tij aspak të pafjajshme Berisha ka dashur të distancohet nga koncepti i vllazërisë i cili shpesh i është mbi vendosur shtetit ligjor kur ka qenë puna për të ekstaduar aktivistët gylenistë apo për ti bërë presion shkollave të rrjetit gylenist që për Erdoganin kondiderohen si terroristë të FETO-s. Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama – Erdogan?

Edhe herë të tjera Berisha ka riskuar të merret me këtë temë duke denoncuar grupin e xhamisë që po i shërben sot Bashës dhe duke nxjerrë përfundimin se përse ai që e etiketon si "Lul brava" nuk i denoncocon kurrë efektet ekstra ligjore që prodhon vllazëria mes Ramës dhe Erdoganit e cila tani po bëhet e rrezikshme edhe për mëbetësinë e komunitetit musliman shqipëtar.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI