Flash

I dënuar nga Italia, Gjykata në Shkodër çon në burg 45-vjeçarin

Lapsi.al 23 January 2022
I dënuar nga Italia, Gjykata në Shkodër çon në burg

Është çuar prapa hekurave 45-vjeçari Domi alias Nikel Vuksani.

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin të marrë ditën e djeshme ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në burgun e Reçit, Malësi e Madhe.

Domi alias Nikel Vuksani akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Fillimisht Vuksani ra në pranga në vitin 2019, pasi në Rinas rezultoi se ishte person I dënuar në mungesë nga Gjykata e Firences.

Njoftimi i policisë:

Shkodër -Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Të këshilluara

Moti ekstem, bora e dendur mbulon Llogoranë

Moti i keq nga veriu ka zbritur dhe në jug. Mësohet se mbrëmjen e sotme reshjet e dëborës kanë zbardhur Fierin, Vlorën dhe rrethinat. Reshje të dendura borë kan...

20:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI