Flash

Shifra të larta me Covid-19 në Kosovë, humb jetën 1 person

Lapsi.al 23 January 2022
Shifra të larta me Covid-19 në Kosovë, humb jetën 1 person

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve me Covid në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 2,957 raste të reja nga 11 193 testime dhe një person ka humbur jetën.  Numri i infektimeve ditore është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, kur në Kosovë u shënuan 3,206 raste.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 458 persona. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 17,743. Sa i përket vaksinimit, punëtorët shëndetësorë kanë administruar edhe 6,806 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 801,281 persona, me dozën përforcuese 44,143 dhe me atë të tretë janë imunizuar 10,781 persona.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI