Flash

Inzaghi për herë të dytë me Covid, Inter i shqetësuar: "Tani do të ndjekë procedurat e protokollit sanitar"

Lapsi.al 24 January 2022
Inzaghi për herë të dytë me Covid, Inter i shqetësuar:

Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid. Lajmin e ka bërë të ditur Inter, përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar pak pas orës 18:00 të së hënës: “FC Internazionale Milano njofton se Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në një tampon molekular të kryer sot”, thuhet në shënim.

Lajmi shqetësues mbërriti në fillim të pauzës për kombëtaret, me Interin që rinis stërvitjet të mërkurën: Inzaghi dhe stafi i tij i kanë dhënë tre ditë pushim skuadrës pas fitores ndaj Venecias në javën e fundit të kampionatit. “Trajneri tashmë do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”, përfundon deklarata nga klubi zikaltër.

Inzaghi doli pozitiv ndaj Covid edhe në prill të vitit të kaluar, kur ishte trajner i Lacios. Pas pozitivitetit, trajneri mungoi në ndeshjet e kampionatit kundër Veronës, Beneventos dhe Napolit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI